Drejtori sportiv, Shpëtim Babaj ka prezantuar futbollistin e radhës i cili vije nga FC Ferizaj. Mesfushori, Arlind Shabani (23), së fundi ishte në Ferizaj, ndërsa më parë është aktivizuar edhe për FC Prishtina, Struga, Trepça ’89, Ramiz Sadiku dhe KEK-u, përcjellë Kërlaçki.

“Në sezonin e fundit, Shabani luajti në 34 ndeshje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke u dalluar si një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në mesfushë”, ka prezantuar skuadra nga promoese në Superligë.
Karriera e Shabanit
Shabani ka karrierë të pasur në futbollin kosovar dhe maqedonas. Ai ka luajtur për disa klube, duke përfshirë KEK-un, Trepçën ’89, Struga Trim Lum dhe FC Prishtina dhe Ferizaj. Në vitin 2020, ai u transferua te Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut. Më pas, ai kaloi te FC Prishtina, ku kontribuoi në fitimin e Kupës së Kosovës në sezonin 2022/23. Në vitin 2025, ai u transferua te FC Ferizaj.
Shabani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në nivelet U19 dhe U21. Ai ka debutuar me Kombëtaren U19 më 13 nëntor 2019, duke luajtur në dy ndeshje. Më vonë, ai ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja U21, duke dëshmuar zhvillimin e tij dhe besimin e stafit teknik në aftësitë e tij.
