Zum Inhalt springen
Ril

KF Rilindja prezanton simbolin e ri – gjarpri si pjesë e identitetit të klubit

Von
1 Min. Lesezeit

KF Rilindja, klub i themeluar në vitin 1995 dhe që garon aktualisht në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, ka njoftuar për një ndryshim të rëndësishëm në identitetin vizual: simboli i ri i klubit do të jetë gjarpri.

Në njoftimin zyrtar, klubi nga Tokëbahqja ka sqaruar se vendimi ka ardhur si reflektim i natyrës dhe historisë lokale që e rrethon klubin. “Simboli i gjarprit ka lindur natyrshëm nga ambienti ku ndodhet fusha jonë – një zonë e rrethuar me pisha, kodra dhe kthesa, ku rruga që e lidh me pjesën e poshtme të qytetit njihet tashmë si ‘Rruga e Gjarprit’”, thuhet në komunikatë.

KF Rilindja

Gjarpri, sipas klubit, përfaqëson forcën, durimin, mençurinë dhe rrezikimin – katër vlera që mishërojnë frymën dhe filozofinë e Rilindjes si skuadër. “Ashtu si gjarpri që lëviz me kujdes, por vepron me vendosmëri, edhe ne synojmë të ecim me strategji, të reagojmë me forcë dhe të ringjallemi pas çdo sfide.”

Nga klubi bëjnë të ditur se simboli i gjarprit nuk e zëvendëson logon zyrtare, por e pasuron identitetin vizual dhe shpirtëror të klubit, duke krijuar një lidhje të re mes traditës, natyrës dhe mentalitetit luftarak të ekipit.

KF Rilindja vazhdon të jetë një prej klubeve më karakteristike në kategorinë e tretë, me një identitet të fortë lokal dhe ambicie të qarta për rritje.

Teilen: Facebook X