Zum Inhalt springen
Altin Vojvoda

Komisioni i Garave refuzon ankesën e Prishtinës së Re për aktivizimin e Altin Vojvodës

Von
1 Min. Lesezeit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës me kryetar Abdyl Bellopoja dhe anëtarët Isak Ejupi dhe Armend Misini, ka refuzuar si të pabazë ankesën e klubit Prishtina e Re lidhur me aktivizimin e futbollistit Altin Vojvoda nga FC Drenica, në ndeshjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës, e zhvilluar më 2 nëntor në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Sipas pretendimeve të Prishtinës së Re, lojtari Vojvoda ishte aktivizuar pa qenë i përfshirë në protokollin zyrtar të ndeshjes në sistemin MyFFK, ndërsa protokolli ishte ndryshuar përmes editimit vetëm pak para përfundimit të ndeshjes.

Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit zyrtar, Komisioni i Garave ka konstatuar se Altin Vojvoda figuron si lojtar i regjistruar për FC Drenica në edicionin 2025/2026 dhe është evidentuar në listën zyrtare të ndeshjes me fanellën nr. 11. Në bazë të kësaj, u vlerësua se pretendimet e palës ankues nuk gjejnë mbështetje faktike apo ligjore.

Në përputhje me nenet 46 dhe 47 të Rregullores së Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës, Komisioni vendosi që ndeshja të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.

Pavarësisht vendimit, FC Prishtina e Re ka të drejtë ankese në shkallën e dytë, pranë Komisionit për Ankesa të FFK-së, brenda afatit prej tre ditësh nga dita e pranimit të vendimit apo publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së. Ankesa nuk pezullon ekzekutimin e vendimit.

Teilen: Facebook X