Erina Idrizaj, Vlera Llalloshi dhe Hana Beiqi
Dy notaret e reja kosovare, Erina Idrizaj dhe Hana Beiqi, kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit “Singapor 2025”, një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit ujor në nivel global.
Të udhëhequra nga trajnerja Vlera Llaloshi, sportistet garuan në disa disiplina të stilit shpinë, flutur dhe të lirë, duke shënuar kohë të dobët momentalte, por ndoshta premtuese për të ardhmen e notit në vend.
Në disiplinën e 100 metrave stil shpinë, Erina Idrizaj realizoi kohën 1:09.65, duke u renditur në vendin e 55-të, ndërsa në garën e 50 metrave stil flutur përfundoi me kohën 30.08 sekonda, në vendin e 68-të në konkurrencë të fortë.
Ndërkohë, Hana Beiqi regjistroi kohën 30.72 sekonda në disiplinën 50 metra stil shpinë, duke zënë vendin e 45-të në ranglistën botërore. Në garën e 50 metrave stil të lirë, ajo arriti kohën 26.92 sekonda, për një renditje të përgjithshme në vendin e 51-të, ndër 90 garuese nga e gjithë bota.
Përfaqësimi në këtë kampionat botëror është përpara në ndërtimin e një gjenerate të re notuesish garues, ndërsa Federata tashmë po përgatitet për sfidën e radhës: Comen Cup në ujëra të hapura, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 tetor 2025.