Kosova

Kosova

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare për muajin korrik, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim të rëndësishëm.

Pas paraqitjeve pozitive në ndeshjet miqësore të muajit qershor, Kosova është ngritur për dy pozita, nga vendi i 97-të në të 95-in, që njëherësh përfaqëson pozicionin më të lartë në historinë e saj në këtë renditje që prej pranimit në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.

Dardanët zhvilluan dy miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku mposhtën fillimisht Armeninë me rezultat 5:2.

Më pas Komoret me 4:2, duke lënë përshtypje pozitive dhe duke fituar pikë të vlefshme në renditjen ndërkombëtare.

Screenshot 2025 07 10 104354
Kosova në ranglistën më të re

Ky progres është tregues i qartë i përmirësimit të vazhdueshëm të Kombëtares dhe përforcimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.