Kalo te përmbajtja
Wednesday, 24 June 2026
Volejboll

Kosova nis me humbje edhe me trajnerin Prebiraçeviç

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj e nisi me humbje (0-3) fazën e re nën drejtimin e trajnerit malazez Darko Prebiraçeviç, duke u mposhtur nga Sllovakia në pallatin e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026.

Përballja e parë me trajnerin e ri solli rezultat pothuajse të njëjtë, por edhe gabime të përsëritura që kushtuan shtrenjtë. Sllovakia, me përvojën dhe disiplinën e saj, shfrytëzoi dobësitë në mbrojtje dhe mungesën e qartësisë në fazat vendimtare të seteve, duke siguruar një fitore të pastër.

Kosova - Sllovakia 0-3
Kosova – Sllovakia 0-3

“Pavarësisht rezultatit, disa nga volejbollistët kosovarë treguan rezistencë dhe përpjekje për të rivalizuar. Megjithatë, mungesa e ekuilibrit dhe koordinimit në momente kyçe dëshmoi se ekipi ende nuk e ka gjetur harmoninë nën drejtimin e ri teknik”, thuhet në njoftimin nga FVK. Në Sllovaki skuadra ishte mposhtur në tre sete (25-21, 25-14, 25-9) dhe njëjtë ndodh edhe sonte në Ferizaj (20-25, 14-25, 11-22).

Takimi i radhës dhe i fundit në këtë cikël kualifikues do të luhet më 16 gusht 2025, në Riga, ndaj Letonisë — një sfidë ku Kosova kamundësinë të tregojë përmirësim dhe të mbyllë garën me një imazh më pozitiv – thuhet në njoftim.