U21: Kosova shkatërron San Marinon me rezultat të thellë 7-0

U21: Kosovë - San Marino 7-0
U21: Kosovë - San Marino 7-0

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka regjistruar njërën nga fitoret më të thella të çfarë do ekipe të Kosovës në historinë e saj, duke mposhtur me rezultat të thellë 7-0 San Marinon, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027. Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21
Kosova U21

Të përzgjedhurit e trajnerit Afrim Toverlani dominuan plotësisht takimin që nga minuta e parë, duke shfaqur një lojë sulmuese të rrjedhshme dhe efikase.

Renditja e golave:

  • (11’) 1-0 – Bujupi shënon pas asistimit të Muçës

  • (16’) 2-0 – Leon Frokaj realizon pas një tjetër asisti nga Muçaj

  • (20’) 3-0Hekuran Berisha shfrytëzon një gabim të mysafirëve

  • (59’) 4-0Berisha shënon golin e tij të dytë personal

  • (62’) 5-0 – Lirim Jashari shton epërsinë

  • (75’) 6-0 – Selmonaj futet në listën e realizatorëve

  • (83’) 7-0 – Leon Frokaj mbyll spektaklin me golin e tij të dytë

Kosova mbeti me 10 lojtarë në minutën e 69-të, pasi Lleshja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.

Kjo fitore është një tregues i qartë i potencialit të brezit të ri të Dardanëve dhe rrit shpresat për një garë të fortë për vendin e dytë në grupin kualifikues.

Ndeshja:

Frokaj shënon golin e tij të dytë (83′ 7-0)

Selmonaj ka shënuar golin e 6-të në minutën e 75′.

Lleshja është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuq (69′)

Lirim Jashari ka shënuar golin e 5-të për Dardanët (62′ 5-0)

Hekuran Berisha ka shënuar edhe golin e dytë persona, ndërsa Kosova tani udhëheq 4-0 (59′).

Gabim i mysafirëve, Hekuran Berisha shënon golin e tretë (20′ 3-0)

Shënohet edhe goli i dytë, sërish Muçaj asiston, ndërsa shënon Frokaj (16′ 2-0)

Kosova ka shënuar me Bujupin pas asitimit të Muçës (11′, 1-0).

Kjo është sfida e tretë për Kosovën në grup, pas barazimit pa gola ndaj Rumanisë dhe humbjes 1-3 përballë Spanjës.

Skuadra e Afrim Toverlanit e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe krijoi një rast të mirë qysh në minutat e para, kur goditja përfundoi në shtyllë. Goli që pasoi këtë aksion u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Kosova synon fitoren e parë në këtë cikël, për të mbajtur gjallë ambiciet për vendin e dytë në grup.

 

 

U21: Kosovë - San Marino
U21: Kosovë – San Marino

Kosova U21 kërkon fitoren e parë ndaj San Marinos