
Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në transfertë ndaj Suedisë, duke bërë një hap të madh drejt fazës “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës 2025 me përkrahje të madhe të adhuruesve tanë anekënd Skandinavisë
@stansportfc Kosovo take down Sweden in Goteborg and their dream of World Cup qualification is very much alive!!! 😱🇽🇰 ↳ European Qualifiers™. Every Match. Live & Exclusive on Football’s New Home, Stan Sport. #StanSportAU #WCQ #Kosovo ♬ original sound – Stan Sport Football
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar me qetësi dhe vendosmëri nga skuadra e drejtuar nga Franco Foda. Me këtë fitore, Kosova i afrohet ndjeshëm zonës së kualifikimit, duke mbajtur gjallë shpresat për një sukses historik.
Pas këtij triumfi, Kosova ndodhet vetëm tre pikë larg Zvicrës, e cila barazoi në udhëtim ndaj Sllovenisë. Po ashtu, jemi katër pikë përpara sllovenëve, të cilët do të na presin në ndeshjen e radhës më 15 nëntor në Lubjanë.
Dominim i zgjuar dhe menaxhim i matur
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga lojë sulmuese dhe vendosmëri nga Kosova, me disa raste të rrezikshme, përfshirë një shtyllë të goditur. Në pjesën e dytë, përzgjedhurit e Fodës treguan maturi taktike, duke u tërhequr dhe menaxhuar rezultatin me kujdes.
Megjithatë, Suedia pati disa raste të pakta, dy apo tri tentativa serioze, ku Kosova kishte edhe dozën e saj të fatit, por mbrojtja qëndroi solide deri në fund.
Ëndrra vazhdon
Me këtë fitore, Kosova konfirmon se është fuqishëm në garë për një vend në Botërorin 2025, që do të mbahet në Amerikën Veriore. Me motivim të lartë, besim dhe disiplinë, Kombëtarja po e jeton realisht ëndrrën për të shkruar një tjetër kapitull historik në futbollin kosovar.