Kreshnik Bahtiri, përfocimi i radhës i orëve të vona i FC Feronikelit 74

#image_title

FC Feronikeli 74 ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Kreshnik Bahtiri, një përforcim me shumë përvojë dhe për repartin e mesfushës.  

31-vjeçari nga Lipjani, i njohur për pasimet e sakta, depërtimet dhe vizionin në lojë, pritet të sjellë ide në ndërtimin e aksioneve të skuadrës nga Drenasi.

Bahtiri vjen te Feronikeli pas një karriere të pasur në futbollin vendor dhe atë shqiptar. Ai ka qenë një figurë kyçe te Arbëria, ku shënoi golin e parë historik të klubit në Superligë dhe u vlerësua si “heroi” i promovimit.

Ka mbajtur shiritin e kapitenit te Ulpiana, ka luajtur për Kukësin dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës së Re, ku dha kontribut të madh në ngjitjen e klubit në elitë me 5 gola dhe 8 asiste.

Përmes një njoftimi zyrtar, Feronikeli 74 theksoi se me këtë transferim synon të shtojë kreativitetin dhe forcën në mesfushë, duke e cilësuar Bahtirin si një lojtar me tipare sulmuese dhe me aftësi për të goditur portën nga distanca. Ai pritet të jetë një nga shtyllat e repartit kreativ për sezonin e ri, në një skuadër që po ndërtohet për objektiva të qarta në elitën e futbollit kosovar.

Be the first to comment

Leave a Reply