
Futbollistët shqiptar asesi të rehatohen nëpër klubet e mëdha. Një lajm aspak i mirë vije nga Italia. Ylli i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani me gjasë të madhe nuk do të qëndroj më në Milan tek Interi i cili po e shqyrton mundësinë e përfshirjes së mesfushorit një marrëveshje transferimi që do t’i mundësonte blerjen e Edersonit nga Atalanta.
Përveç Interit, interes për shërbimet e Asllanit kanë shfaqur edhe skuadrat italiane Bologna dhe Fiorentina, të cilat synojnë të forcojnë mesfushën dhe e konsiderojnë futbollistin shqiptar si një opsion me potencial afatgjatë.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet e Sky Sport, përcjell Telegrafi Sport.
Be the first to comment