Kush është Larne, shumica protestante, por të bashkuar për ekipin

Larne FC
Larne FC

Klubi i futbollit Larne FC është një ekip profesionist nga qyteti Larne, që ndodhet në County Antrim të Irlandës së Veriut. Ky qytet bregdetar ka një popullsi prej rreth 18,853 banorësh dhe është i njohur për portin e tij të rëndësishëm detar.

Irlanda e Veriut
Irlanda e Veriut Larne

Tifozët e Larne FC janë të njohur për përkushtimin dhe pasionin e tyre ndaj klubit. Një grup i njohur është Larne NISC (Northern Ireland Supporters Club), i cili u formua në vitin 1996 për të mbështetur ekipin kombëtar të Irlandës së Veriut dhe më vonë për të krijuar një identitet të veçantë për tifozët e Larne FC. Ky klub mbështetës organizon udhëtime për ndeshjet jashtë dhe ka një prani të fortë në komunitet.

Në aspektin demografik, qyteti i Larne ka një shumicë protestante (rreth 62.4% sipas censit të vitit 2021), por gjithashtu ka një prani të konsiderueshme katolike (rreth 23.9%) dhe pa fe (12.8%). Ky përzierje pasqyron një diversitet të identiteteve kombëtare dhe fetare brenda komunitetit të tifozëve të Larne FC .

Larne
Qyteti i Larnes

Në përgjithësi, Larne FC është një klub që promovon një identitet të bashkuar dhe të përfshirës, ku tifozët nga të gjitha shtresat e shoqërisë ndihen të mirëpritur dhe të lidhur me ekipin dhe qytetin e tyre.

Stadiumi i Larne FC quhet “Inver Park” dhe ndodhet në rrugën Inver Road në qytetin e Larne, County Antrim. Kapaciteti i tij është rreth 2,732 vende, nga të cilat 1,632 janë me ulëse.

Larne stadium
 Stadiumi i FC Larne Inver Park

Larne FC është themeluar më 1889, ndërsa sukseset më të mëdha pas inkuadrimit të vonshëm në elitën e futbollit të Irlandës së Veriut.

Kenny Bruce, bashkë-themelues i “Purplebricks” bleu Larne FC në 2017–2018, duke marr kontrollin duke sjellë investime miliona pound për përmirësimin e klubit dhe stadiumit “Inver Park“. U rikonstruktuan tribunat, u vendos fushë artificiale dhe ndriçim të ri.

Pas promovimit në elitë në sezonin 2018–19, skuadra fitoj dy tituj radhazi në NIFL Premiership (2022–23, 2023–24). 

Ndërsa skuadra arrinë në fazën e grupeve për UEFA Conference League, duke bërë Larne FC të vetmin klub nga Irlanda Veriore që e ka arritur këtë në epokën moderne. Ishte ky edicioni 2023/24 kur u eliminua kampioni i Kosovës, Ballkani në raundin e tretë, pas penalltive.

Skuadra ka 22 paraqitje ndërkomblëtare, 7 fitore, 1 barazim dhe 14 humbje. Pa dyshim më e rëndësishme e skuadrës është e vitit të kaluare në grupet e Conference kur mposhtën Gentin e Belgjikës, 1-0.

Larne   Gent
Larne Gent 1 0