
Pas lëndimit të qendërmbrojtësit kryesor të ekipit kombëtar, mbeten tre lojtarë të tjerë në dispozicion për atë pozitë. Në Bazel, Rrahmanin e zëvendësoi Ilir Krasniqi (25 vjeç), për të cilin ajo ishte paraqitja e 12-të ndërkombëtare.
Në të njëjtin rol janë gjithashtu edhe Fidan Aliti, 31-vjeçar me përvojë të madhe, si dhe i riu Ron Raçi (21 vjeç), i cili ka vetëm një paraqitje në miqësoren ndaj Komoreve dhe që në këto dy sfida kualifikuese u ftua si rezervë pas lëndimit të Florent Hadergjonajt.
I riu Raçi po shkëlqen në kampionatin kroat me Hajdukun. Aliti ka zhvilluar katër ndeshje kampionale me Kolos në Ukrainë, ku kanë arritur tre fitore dhe vetëm një barazim; me 10 pikë, së bashku me Shakhtarin, janë vetëm dy pikë larg Dynamo Kiev. Ndërsa edhe më me përvojë, Haliti ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me Alanyaspor.
Mbetet të shihet se kujt do t’i japë përparësi Franco Foda.
Ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 20:45.
