
Presidenti i Shkëndijës, Lazim Destani, iu ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të skuadrës nga Tetova që sonte të mbështesin skuadrën kuqezi me kulturë të lartë sportive.
Ai ka theksuar që gjuha e urrejtjes nuk duhet të lejohet sepse nuk i përket kulturës shqiptare, përcjellë “Kërlaçki”.
Postimi i tij pa ndërhyrje nga redaksia:
“Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë.
Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League. Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar këngët tona të fitores dhe duke i dhënë zemër lojtarëve dhe stafit tonë, sepse ata e meritojnë këtë. Si tifoz i Shkëndijës, ju bëj thirrje që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve.
Të mos lejojmë gjuhë urejtjeje te asnjë forme, sepse këto nuk na përkasin dhe nuk e përfaqësojnë kulturën tonë.
Ne publiku dhe tifozët e Shkendijës, si lojtari i 12-të, jemi shembull duke treguar nivelin tonë të lartë dhe duke e përfaqësuar me dinjitet dashurinë tonë për klubin”.
