Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës dhe “jo” Zvicrës – federata helvetike reagon

#post_seo_title

Leon Avdullahu ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij ndërkombëtare: ai ka refuzuar ftesën nga Zvicra për të zgjedhur zemrën, Kosovën. Federata Zvicerane e Futbollit tashmë ka reaguar pas këtij zhvillimi të rëndësishëm.

Kombëtarja helvetike ka humbur një tjetër talent të madh, pasi 21-vjeçari Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë në nivel të lartë Kombëtaren e Kosovës.

Edhe pse është lindur e rritur në Zvicër dhe ka kaluar nëpër të gjitha përfaqësueset e grupmoshave helvetike, ai zgjodhi rrugën që e lidh më fort me rrënjët e tij.

leon avdullahu

Për herë të parë pas këtij vendimi, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka dhënë komentin e saj.

“Leoni na informoi për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër”, ka thënë fillimisht drejtori i ekipit kombëtar Pierluigi Tami.

Në të njëjtën kohë, Tami thekson se federata është shumë e vetëdijshme për çështjen e transferimeve të mundshme. Në fund të fundit, ata janë përballur me këtë në disa raste.

“Por, gjithashtu e bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen 100 për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar”, përfundoi ai.

pierre luigi tami

Ndërkohë, Avdullahu pritet të debutojë për Dardanët në dy ndeshjet e radhës kualifikuese të shtatorit, përballë Zvicrës dhe Suedisë – duke e bërë këtë përballje edhe më të veçantë.