Zum Inhalt springen
569753733 1668297697908001 5783924430547441384 n

Liga e Dytë mbetet intriguese: Lepenci fiton derbin ndaj Sharrit dhe ndjek Mitrovicën

Von
1 Min. Lesezeit

Skuadra e Seid Onbashit, Mitrovica, vazhdon të mbajë kreun e renditjes në Ligën e Dytë me 35 pikë, por Lepenci po qëndron në ndjekje të afërt me 29 pikë, pas një fitoreje të rëndësishme në derbin rajonal ndaj Sharrit.

FC Mitrovica

Në një atmosferë të zjarrtë para më shumë se 1.000 shikuesve në Han të Elezit, skuadra nga Kaçaniku arriti të triumfojë 2-1 ndaj vendasve të Sharrit. Golat për Lepencin u realizuan nga Ardian Selimi dhe Arjet Zejna, duke vulosur një fitore të madhe për ambiciet e klubit këtë sezon.

Në stadium ishin të pranishëm edhe tifozët mysafirë “Fikshat”, të cilët mbështetën fuqishëm ekipin e tyre në numër të konsiderueshëm. Për fat të mirë, nuk është raportuar asnjë incident gjatë apo pas ndeshjes.

Ndërkohë, zhgënjim për Flamurtarin e Prishtinës, që u mposht në shtëpi 0-1 nga Rahoveci, duke u larguar ndjeshëm nga gara për vendet e para.

Standings provided by Sofascore
Teilen: Facebook X