Zum Inhalt springen
ramiz sadiku

Liga e Parë: në fundjavë java e 17-të, tre derbi dhe tre transmetime

Von
2 Min. Lesezeit

Feronikeli – Ramiz Sadiku, Vushtrria – Vëllaznimi dhe Liria – Dinamo nën transmetim televiziv.

black yellow modern football matches instagram post 93

 

Liga e Parë nuk do të ketë pushim të kombëtareve, ajo vazhdon garën me intensitet të lartë. Në fakt, kampionati nuk do të përfundojë me këtë xhiro; do të zhvillohet edhe java e 18-të dhe një ndeshje e Kupës së Kosovës, ku do të rrumbullakësohen plot 19 ndeshje për çdo skuadër të kategorisë së dytë.

Ndërsa, java e 17-të, e fundit për fazën e vjeshtës, zhvillohen tri përballje, secila më e nxehtë dhe më e fortë se tjetra.

Ndeshjet zhvillohen në dy termine, ndërsa të gjitha nisin nga ora 13:00.

Të shtunën e kemi derbin në “Rexhep Rexhepi”, ku Feronikeli e pret Ramiz Sadikun, që pas fitores ndaj Vushtrrisë është hyrë e tëra në valle për vetë kreun e klasifikimit, ndërsa skuadra vendase do të tentojë të kthehet te fitorja.

Të dielën kemi dy ndeshje të jashtëzakonshme: në “Ferki Aliu”, Vushtrria e pret Vëllaznimin, ndërsa në “Përparim Thaçi”, Liria e pret Dinamon, që këtë edicion ka rritur ambiciet në kulm.

Të tri këto ndeshje do të transmetohen, ndërsa veçmas këtyre kemi edhe duele të tjera interesante. Trepça ’89 nuk do ta ketë lehtë në udhëtimin e saj në Prishtinë me 2 Korrikun. Tefik Çanga do të presë Suharekën, në një duel që nuk mund të parashikohet.

Ndërsa kemi përballje për ikjen nga pozitat e ulëta. Istogu tani nuk ndodhet më në pozitë relaksuese, ndërsa i vjen në shtëpi Prizreni.

Dy ndeshje do të jenë luftë për ekzistencë: KEK-u – Besa dhe Vjosa – Kika.

Liga e Parë: Tabela, Java 16
Liga e Parë: Tabela, Java 16
Teilen: Facebook X