Zum Inhalt springen
Suhareka - Liria 1-2

Liga e Parë: Tre skuadra me nga 34 pikë – gara për kreun mbetet e ndezur

Von
1 Min. Lesezeit

Të gjitha skuadrat pretendente arritën fitore sot – Liria në fund me vështirësi, ndërsa Vëllaznimi, edhe pse minimalisht, shpërdoroi shumë raste. KEK-u qëlloi shtyllën.

Liga e Parë: Rezultatet, Java 16

Dy përballjet për mbijetesë u mbyllën në barazim: Besa – Vjosa 0-0 dhe Prizreni – 2 Korriku 2-2. Një pikë e madhe për prishtinasit, të cilët tani i janë larguar fundit të tabelës, duke i lënë dy pozitat e fundit për Besën dhe KEK-un, me vetëm 8 gola të shënuar në 16 ndeshje.

Kika ka marrë një fitore të madhe ndaj Tefik Çangës, që gradualisht po humb hapin.

Ndërkohë, tre skuadra – Vushtrria, Dinamo dhe Vëllaznimi – ndajnë pozitën e parë me nga 34 pikë, ndërsa në javën e 17-të zhvillohet derbi i madh mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit.

89-shi fitoi ndaj Istogut, Liria shumë vështirë ndaj Suharekës, ndërsa Dinamo nuk i la asnjë mundësi Rilindjes 1974, duke e mposhtur bindshëm.

Liga e Parë: Tabela, Java 16
Liga e Parë: Tabela, Java 16
Teilen: Facebook X