Ndeshja në Ferizaj të premten ndërmjet Dinamos dhe Trepçës ’89 dhe e së shtunës ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës në transmetim.

Pa dyshim, këto dy përballje do të thonë shumë, sidomos ndeshja në Ferizaj, ku takohen e 3-ta, Dinamo me 28 pikë dhe e 4-ta, Trepça ’89 me 27 pikë.
Vushtrria dhe Trepça është më shumë se sa derbi sportiv, pritet të udhëtojnë edhe Torcida, çka e bën këtë ndeshje jashtëzakonisht të nxehtë. Vushtrria si lider me 31 pikë, ndërsa Trepça ka ngelur e 8-ta me 23 pikë.
Favoritet tjera kanë ndeshje më të lehta në letër. Liria, si vendas, e pret të shtunën Kikën, Vëllaznimi udhëton në Shtime ku do të ndeshet me Vjosën.
Feronikeli 74 po ashtu luan të dielën dhe e pret Prizrenin. Ndërsa Tefik Çanga të shtunën e pret Besën që s’po gjen asesi rrugë për rikthim te rezultatet.
Ndeshjet më të barabarta në letër mund të jenë ato të KEK-ut ndaj Ramiz Sadikut, Rilindjës 1974 ndaj Suharekës dhe në ndeshjen e fundit ndërmjet 2 Korrikut dhe Istogut.
