Liga e Parë: Vushtrria ngjitet në krye, Trepça ’89 fiton derbin me Feronikelin

Vushtrria

Java e 12-të në Raiffeisen Ligën e Parë ka sjellë ndryshime të rëndësishme në krye të tabelës, me Vushtrrinë që rikthehet si lidere pas një fitoreje të thellë, ndërsa Trepça ’89 triumfon në derbin ndaj Feronikelit dhe ngjitet në podium.

Liga e Parë, Rezultatet - Java 12
Liga e Parë, Rezultatet – Java 12

Pavarësisht disavantazhit fillestar, Vushtrria përmbysi gjithçka dhe me një fitore bindëse mori kreun e tabelës, duke lënë pas Vëllaznimin, i cili gjithashtu doli me fitore, ndonëse me shumë vështirësi. Gjakovarët tashmë pozicionohen në vendin e dytë.

Në Mitrovicë, Trepça ’89 mposhti Feronikelin 74 në një përballje direkte për pozitat e larta dhe me këtë fitore kapërcen rivalin në tabelë, duke u ngjitur në vendin e tretë. Feronikeli bie në pozitën e katërt.

Trepça, nga ana tjetër, kthehet te fitorja në shtëpi ndaj Tefik Çangës dhe jep sinjale se mbetet në garë për objektiva të mëdha këtë sezon.

Dinamo regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ndaj Besës në Pejë, dhe mbetet pjesë e grumbullit të skuadrave me ambicie për ngjitje.

Liria fitoi një ndeshje të vështirë në udhëtim te Ramiz Sadiku dhe i rikthehet shpresa për të kapur zonën e sipërme të tabelës, ndërsa skuadra prishtinase tani mbetet larg skuadrave pretenduese.

Suhareka arriti një fitore të madhe në Hogosht ndaj Kikës, duke u ngjitur tashmë në pjesën e sipërme të tabelës dhe duke treguar stabilitet në rezultate.

Fitorja më e thellë e javës i takon Istogut, që mposhti KEK-un dhe e thellon krizën e ekipit nga Obiliqi, që tashmë pozicionohet i parafundit në renditje.

Një tjetër ndeshje me rëndësi të madhe për mbijetesë ishte ajo mes Prizrenit dhe Vjosës. Skuadra nga Shtimja triumfoi në udhëtim dhe mori tre pikë jetike në një përballje direkte për mbijetesë.

Liga e Parë: Tabela - Java 12
Liga e Parë: Tabela – Java 12