
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, nuk është ftuar nga Lille për të marrë pjesë në fazën përgatitore që po zhvillohet në Gjermani.
Sipas raportimeve të mediumit francez Le Petit Lillois, lojtari është aktualisht duke u stërvitur me ekipin e dytë të klubit.
Një situatë aspak e lehtë për talentin prishtinas, që po përballet me pasiguri për të ardhmen te skuadra franceze.
Zhegrova ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Lille sezonin e kaluar, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Interesim për Edonin kanë shprehur disa skuadra evropiane – e fundit Marseille e Ligue 1.