
Gjatë një eventi promovues të organizuar nga Adidas, Lionel Messi dha një përgjigje interesante kur u pyet për futbollistët që i kujtojnë versionin e tij të ri.
“Ka një brez shumë të mirë futbollistësh të rinj që kanë vite përpara”, tha Messi.
“Nëse duhet të zgjedh dikë, për shkak të moshës dhe të së ardhmes që ka përpara, kam dëgjuar që kanë përmendur Lamine Yamal dhe, pa dyshim, edhe për mua është ai”.
“Jam dakord që gjithçka varet nga ai vetë dhe nga shumë faktorë, sepse i tillë është futbolli, por ai është e tashmja dhe, pa dyshim, ka një të ardhme të jashtëzakonshme”, ka shtuar Messi.
Ylli argjentinas zakonisht përmbahet nga deklarata të tilla për lojtarët e rinj, për të shmangur presionin e madh mbi ta. Por Lamine Yamal është përjashtim.
Anësori spanjoll mbushi 18 vjeç vetëm muajin e kaluar dhe mbetet ende shumë i ri. Në fakt, Messi vetë nuk kishte arritur atë që ka arritur Lamine në këtë moshë. Megjithatë, Leo vazhdoi të përmirësohej dhe të ruante vazhdimësinë për 20 vite, duke fituar 8 Topa të Artë. Të parin e fitoi në moshën 23-vjeçare.