Liridon Fetahaj është futbollisti i radhës, pas Fitim Susurit që transferohen nga FC Suhareka në klubin e qytetin e dytë më të madh në vend, FC Liria
Burimet e Kërlaçki kishin konfirmur para gjashtë ditësh që futbollisti prizrenas kishte mbyllur marrëveshjen me “bardhezinjtë”, ndërsa sot ka konfirmuar me prezantim edhe vetë klubi.
Fetahaj në edicionin e fundit ka regjistruar 36 ndeshje, 6 gola të realizuar dhe 9 asistime, duke pasur një ndër sezonët më të mrë në karrierë. Megjithëse 33-vjeç, Fetahaj me eksperiencën e tij do të jetë ndihmë e madhe për trajnerin, Klodian Duro.
Fetahaj: Së bashku të bëjmë një sezon të madh
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në vendin tim, në qytetin tim. Shpresoj që së bashku do të bëjmë një sezon të madh për ta ngjitur klubin e qytetit në Superligë. Duhet të punojmë fort, pasi në grup kemi skuadra shumë të forta, të cilat gjithashtu kanë synimet e tyre”, ka deklaruar për Kërlaçki, Liridon Fetahaj.

Liria më parë ka prezanuar edhe mesfushorin Fitim Susuri nga FC Suhareka, pastaj edhe portierin nga KF Prishtina e Re, Egzon Bislimi.
