LIVE, Foto: Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve

#post_seo_title

Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve, mposhtet 80-68.

Skuadra e Trepçës ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve të FIBA-s, pasi u mposht sonte nga Heroes Den Bosch me rezultat 80-68 (19-27, 21-9, 24-20, 16-12)

Ndeshja u zhvillua në Samokov Arena të Bullgarisë, ku atmosfera ishte e zjarrtë falë pranisë së Torcidës, që udhëtuan për ta përkrahur ekipin mitrovicas.

Pavarësisht përpjekjeve dhe një loje të fortë në disa periudha, Trepça nuk arriti të përmbysë epërsinë e holandezëve, të cilët shfaqën më shumë freski në fund të takimit.

Ky rezultat i jep fund ëndrrës së Trepçës për një vend në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane për klube, ndërsa tani skuadra do të përqendrohet në kampionatin vendor dhe në garat rajonale.

Më të spikaturit te Trepça në humbjen ndaj Heroes Den Bosch (79-68):

  • Payne J. – 15 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 33:40 minuta në fushë.

  • Brown C. – 11 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 30:39 minuta (double-double).

  • Hajrizi D. – 10 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 20:13 minuta.

  • Tmušić M. – 9 pikë, 3 kërcime, 11:48 minuta.

  • Jones S. – 7 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 24:47 minuta.

  • Arslanagić A. – 7 pikë, 3 kërcime, 17:37 minuta.

  • Russell C. – 5 pikë, 3 kërcime, 34:31 minuta.

  • Amzil M. – 2 pikë, 4 kërcime, 9:57 minuta.

  • Tuna B. – 2 pikë, 1 kërcim, 12:24 minuta.

trepça - heroes den bosch
trepça heroes den bosch

Edhe tre minuta lojë, epërsi prej 10 pikësh të Den Bosch, 75-65.

Edhe çereku i tretë ka humbur Trepça, 24-20.

Pjesa e parë ka përfunduar në të mirë të Heroes Den Bosch me plus katër pikë epërsi, 40-36 (19-27, 21-9)

Holandezët nisën më mirë, por çerekun e parë fitoi skuadra jonë, por në të dytin zhgënjeu tërësisht dukë shënuar vetëm 9-pikë. Te Trepça Timusiç ishte më i sakti me 9 pikë të shënuara.

Trepça – Heroes Den Bosch – çereku i parë 27-19 për skuadrën tonë

trepça - heroes den bosch
trepça heroes den bosch çereku i parë 27-19 për skuadrën tonë

Ndeshja po zhvillohet në ambient të bukur me përkrahje maksimale të mitrovicasve ndaj skuadrës së tyre.