Zum Inhalt springen
drita irlande

LIVE: Shelbourne – Drita 0-1, Shkëndija – Jagiellonia 1-1

Von
6 Min. Lesezeit

Drita shkëlqen me fitoren e parë historike, Shkëndija ndalet në sekondat e fundit – takim shqiptar më 27 nëntor

Drita e Gjilanit ka hyrë në histori me fitoren e parë ndonjëherë në një fazë grupore të kompeticioneve evropiane. Skuadra kosovare mposhti Shelbourne-in me rezultat 1-0, në një ndeshje ku dominoi lojën dhe krijoi më shumë rrezik në zonën kundërshtare. Goli i vetëm u shënua në minutën e 57-të nga Almir Ajzeraj, i cili goditi fuqishëm nga distanca dhe gjeti rrjetën pas një devijimi të lehtë.

Drita kishte mundësi të mbyllte ndeshjen më herët, sidomos në pjesën e parë kur Rron Broja goditi traversën në minutën e 45+3’. Avantazhi i tyre u lehtësua edhe më shumë pasi Shelbourne mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 16-të, pas një kartoni të kuq për James Norris. Me këtë fitore, Drita ngjitet në renditje dhe rrit shanset për kalim të mëtejshëm në grup.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës ishte shumë pranë fitores së dytë radhazi, por e humbi atë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Jagiellonia-s. Skuadra tetovare kaloi në avantazh në minutën e 49-të me një gol të bukur me kokë nga Liridon Latifi, pas një këndi të ekzekutuar nga Ronaldo Webster.

Portieri Baboucarr Gaye ishte protagonist me disa pritje shpëtimtare gjatë ndeshjes, por Shkëndija nuk arriti ta mbante epërsinë deri në fund. Në minutën e 90+10’, Jagiellonia barazoi rezultatin me një goditje të Sergio Lozano, vetëm pak sekonda pasi një kërkesë për penallti u refuzua nga VAR-i.

Drita dhe Shkëndija do të përballen mes tyre më 27 nëntor, në një super sfidë shqiptare që pritet me interes të madh, me të dyja skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në grup dhe kalimin në fazat eliminatore të UEFA Conference League.

Ngjarjet kryesore, pjesa e dytë

PËRFUNDOJNË NDESHET, FITORE E MADHE  E PARA HISTORIKE E DRITËS! SHKËNDIJA LËSHON FITOREN NGA DUART NË SEKONDAT E FUNDIT!

80′ Evan Caffrey (Shelbourne) vrapon drejt topit brenda zonës dhe godet fort drejt shtyllës së djathtë të portës. Është një përpjekje e shkëlqyer, por edhe një pritje akoma më e mirë nga Faton Maloku, i cili devijon topin jashtë në këndore. Super Faton Maloku!

57′ GOOOL 0 – 1 Drita në epërsi! Almir Ajzeraj (Drita) e merr topin në hapësirë dhe nga kufiri i zonës lëshon një goditje të fortë, e cila devijohet dhe kalon pranë portierit të pafuqishëm Wessel Speel. Rezultati shkon në 0:1.

49′ GOOOL 1 – 0 Shkëndija në epërsi! Ronaldo Webster harkon topin drejt zonës nga goditja e këndit. Ai gjen në mënyrë perfekte me kokë Liridon Latifin (Shkëndija Tetovë), i cili godet fuqishëm me kokë nga distanca dhe e dërgon topin poshtë, pranë shtyllës së majtë, duke e çuar rezultatin në 1:0.

liridon latifi

Drita në kërkim të golit, godet traversën – Shelbourne me një lojtar më pak

Pjesa e parë e përballjes ndërmjet Dritës dhe Shelbourne në UEFA Conference League përfundoi pa gola, por me shumë ngjarje dhe tension në fushë.

Skuadra irlandeze mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 16-të, kur James Norris u përjashtua me karton të kuq pas një faulli të rëndë, pas rishikimit të VAR-it.

Drita pati disa raste të mira për të zhbllokuar rezultatin. Rron Broja ishte pranë golit në minutën e 45+3’, kur goditja e tij me kokë nga afër u ndal nga traversa. Edhe Vesel Limaj rrezikoi dy herë – fillimisht me një goditje nga distanca (45+1′) dhe më pas në minutën e 45+7’, por pa sukses.

Nga ana tjetër, Shelbourne u përpoq të reagojë përmes Harry Wood dhe Ademipo Odubeko, por përpjekjet e tyre kaluan pranë portës së Dritës.

Skuadra nga Gjilani dominoi minutat e fundit të pjesës së parë, duke shfrytëzuar epërsinë numerike dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet i barabartë 0-0, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë.

shelbourne drita

Pa gola, por me raste në Shkup – përplasje e fortë mes Jagiellonia dhe Shkëndijës në pjesën e parë

Pjesa e parë e sfidës mes Jagiellonia Białystok dhe Shkëndijës së Tetovës në kuadër të UEFA Conference League u mbyll pa gola, por me mjaft raste dhe ndërhyrje të forta nga të dyja skuadrat.

Shkëndija pati rastin më të mirë në minutën e 22-të, kur Fabrice Tamba shpëtoi nga mbrojtja dhe gjuajti nga afër, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e majtë. Edhe Jagiellonia kishte shanset e saj, ku Dawid Drachal dhe Bartlomiej Wdowik rrezikuan me goditje nga distanca dhe nga goditje standarde, por pa sukses.

Pjesa e parë u karakterizua nga shumë faulla, ndërprerje dhe duele fizike. Dëmtimi i rëndë i Arbin Zejnullait në minutën e 40-të ishte një moment shqetësues për Shkëndijën, me mesfushorin që u detyrua të largohej nga fusha dhe u zëvendësua nga Endrit Krasniqi.

Arbitri Mihaly Kapraly ndau disa faulla, por nuk akordoi asnjë karton, ndonëse loja ishte e ashpër.

Me rezultatin 0-0 pas pjesës së parë, mbetet për t’u parë nëse skuadrat do të jenë më të rrezikshme në 45 minutat e dyta.

shelbourne drita 0 1

Ngjarjet kryesore:

P1 0-0 Shelbourne – Drita 

P1 0-0 Shkupi – Jagiellonia 

45’+2 Broja gjuan me kokë dhe qëllon pjesën e sipërme të traversës!

45′ Katër minuta shtesë në Shkup.

45′ Shtatë minuta shtesë në Dublin.

45‘ Rasti më i mirë i Dritës, Ovouka gjuan me të majtën, pret portieri.

37′ Goditja e lirë nga një distancë premtuese ekzekutohet nga Harry Wood (Shelbourne), i cili gjuan drejt portës, por topi kalon pak centimetra mbi traversë. Çfarë rasti!

35′ Rast i rrezikshëm! Një gabim nga një mbrojtës i dhuron Ademipo Odubeko (Shelbourne) një mundësi brenda zonës, por gjuajtja e tij përdridhet dhe kalon shumë pranë shtyllës së djathtë.

Shkëndija - Jagiellonia
Shkëndija – Jagiellonia

16′  James Norris (Shelbourne) përjashtohet nga loja pasi mer me të drejtë kartonin e kuq, pasi ndërhyri ashpër ndaj Ajzerajt!

16′ Ka kaluar pak kohë që nga ndërhyrja e diskutueshme e James Norris (Shelbourne), por arbitri Oliver Reitala duket se ka marrë informacion nga VAR-i, pasi bën shenjën për rishikim. Ai po shkon ta shikojë momentin dhe kjo mund të përfundojë me karton të kuq!

shelbourne drita 0 0

4′ Limaj, gjuajtje e lehtë ballore, portieri vendas pret.

1′ Kanë nisur ndeshjet.

ramadani

Përbërjet:

SHELBOURNE – DRITA:

Shelbourne: Speel – Mbeng, Barrett, McInroy, Norris, Hanry-Francis, Coyle, Wood, Lunney, Odubeko, Kelly.
Drita: Maloku – Bejtullai, Pëllumbi, Sheji, Bes. Krasniqi, Soumahoro, Broja, Limaj, Ovouka, Dabiqaj, Ajzeraj.

SHKËNDIJA – JAGIELLONIA

Shkëndija: Gaye – Trumci, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Spahiu, Zejnullai, Latifi, Tamba.
Jagiellonia: Wojtuszek – Stojinoviç, Vital, Wdowik, Flach, Romanczuk, Drachal, Pietuszewski, Pululu, Prip.

Teilen: Facebook X