Drita ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Llapit, ndërsa një triumf edhe më domethënës ka arritur Malisheva, e cila fitoi 2-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit në Klinë, duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 76-të.
Në Lipjan, Prishtina e Re dhe Drenica ndanë pikët pa gola. Ky rezultat ka shtuar dyshimet rreth së ardhmes së trajnerit Shpëtim Babaj, e cila tashmë është në pikëpyetje të madhe.
Në Ligën e Parë, 2 Korriku shënoi fitoren e dytë sezonale, duke u larguar nga vendi i fundit me një sukses të pastër 3-0 ndaj Istogut. Pavarësisht rasteve të shumta, mysafirët nuk arritën të realizojnë.
Ndërkohë, Feronikeli pati vështirësi në pjesën e parë kundër Prizrenit, por në fraksionin e dytë gjeti golin e fitores për rezultat final 2-1, që e ngjit skuadrën në vendin e dytë në renditje.