
Java e gjashtë e Raiffeisen Ligës së Parë ka sjellë emocione të forta, gola të shumtë dhe rezultate që po riformulojnë ecurinë e kampionatit.
Një dramë e vërtetë u zhvillua në Vushtrri, ku përballja me Lirinë përfundoi në barazim 1-1. Ndeshja u karakterizua nga intensiteti dhe momentet e tensionit, duke i lënë të dyja skuadrat me nga një pikë.
Ndërkohë, një fitore e madhe u regjistrua në Prishtinë, ku Vëllaznimi mposhti skuadrën deri tani të pamposhtur, Ramiz Sadiku, me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar për gjakovarët e shënoi Rogova, duke i dhënë skuadrës tri pikë të çmuara në një terren të vështirë.
Në Mitrovicë, dy skuadrat vendase dhuruan spektakël dhe gola me shumicë.
Trepça mposhti Besën me rezultat të thellë 7-1, ndërsa Trepça ‘89 nuk u tregua më pak efikase, duke e mbyllur ndeshjen ndaj Vjosës me shifrat 7-0.
Feronikeli ‘74 vazhdoi me formën e mirë, duke fituar 2-1 ndaj Rilindjes 1974, ndërkohë që Istogu siguroi tri pikë dramatike me një gol në sekondat e fundit përballë Suharekës, në një fitore minimale 1-0.
Tefik Çanga po konfirmon se nuk është thjesht surprizë. Skuadra nga Ferizaj triumfoi bindshëm në udhëtim ndaj KEK-ut, me rezultatin 4-1, duke treguar se është pretendent serioz për ngjitje.
Në anën tjetër, 2 Korriku vazhdon krizën e rezultateve, pasi regjistroi një tjetër humbje – këtë herë 1-2 ndaj Dinamos.
Java u mbyll me një barazim pa fitues në Prizren, ku Prizreni dhe Kika ndanë pikët pas një ndeshjeje të ekuilibruar.
Raiffeisen Liga e Parë po bëhet gjithnjë e më konkurruese, ndërsa ekipet pretendentë po dallohen gjithnjë e më qartë në këtë fazë të sezonit.
Trepça ‘89 – Vjosa 7-0
Golashënues: Egzon Qerimi (x2), Milazim Bajraktari (x2), Ardian Osmani, Drilon Leku (x2),
KEK-u – Tefik Çanga 1-4
Golashënues: Besart Dushi – John Idahor, Shpresim Prestreshi, Luan Bilalli, Endrit Bytyqi
Vushtrria – Liria 1-1
Golashënues: Solomon 22′ – Liridon Fetahaj 84′
Feronikeli ‘74 – Rilindja 1974 2-1
Golashënues: Shpresim Zogu 46′, autogol – Sumer Hasan
2 Korriku – Dinamo 1-2
Golashënues: ? – Enhar Cakolli 15′, Malsor Ajeti 89′
Istogu – Suhareka 1-0
Golashënues: Enis Miranaj 90′
Prizreni – Kika 1-1
Golashënues: ? – Erduan Ibrahimi
Trepça – Besa 7-1
Golashënues:Padu Carvalho, Sylas Gabriel (x2), Rilind Haziraj, Endrit Emini (x2), Osman Mëziu – Nikson Memaj
Ramiz Sadiku – Vëllaznimi 0-1
Golashënues: Rron Rogova 19′
Pa dyshim, dy ndeshje tërheqin krejt vëmendjen e kësaj jave; prej tyre janë tre skuadra të pamposhtura, si rivalët Ramiz Sadiku me Vëllaznimin, si dhe Vushtrria që nga vendi i dytë pret të tretën, Lirinë.
Ndërsa dy ndeshje luhen në Mitrovicë, Trepça me 8 pikë dhe Trepça ’89 me 6 pikë e kanë momentin e fundit të këndellen, për të mos lejuar shkëputjen e të tjerëve në klasifikim.
Feronikeli, pas barazimit në Ferizaj, do të provojë të rikthehet te fitorja në fushën e saj kundër Rilindjes 1974.
Ndërsa 2 Korriku, pas pesë ndeshjeve, do të provojë të paktën të marrë pikë kundër Dinamos në shtëpinë e saj.