Liverpool
Liverpool ka bërë një goditje të madhe në merkato duke transferuar sulmuesin Hugo Ekitike nga Frankfurt për 95 milionë euro plus bonuse të ndryshme, shkruajnë mediat angleze të dielën.
Pas afrimeve të Kerkez, Frimpong dhe Wirtz, klubi anglez po tregon ambicie të jashtëzakonshme për sezonin e ri me investime të mëdha në skuadër, përcjellë “Kërlaçki”.
Ky transferim është një tregues i qartë i strategjisë agresive të “Reds”, që nuk ndalen në përforcimin e ekipit dhe synojnë të jenë konkurrues në të gjitha frontet.
kitike pritet të sjellë freski dhe golat që Liverpool ka nevojë për të përforcuar sulmin.
Nga ana tjetër, Frankfurt po vazhdon modelin e tyre të suksesshëm financiar, duke arkëtuar një fitim prej rreth 350 milionë eurosh nga shitjet e lojtarëve gjatë pesë viteve të fundit.
Klubi gjerman ka treguar aftësi të shkëlqyera për të blerë lojtarë me çmime të ulëta dhe për t’i shitur më pas me vlera shumë herë më të larta.
Kjo politikë ka bërë që Frankfurt të jetë një ndër klubet më të suksesshme financiarisht në Europë, duke ruajtur stabilitetin dhe duke investuar në talente që i japin edhe vlerë sportive dhe ekonomike klubit.
