Zum Inhalt springen
Muhamet Hyseni

Llapi konfirmon ekskluziven e Kërlaçki, zyrtarizon Muhamet Hysenin

Von
1 Min. Lesezeit

Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, duke konfirmuar lajmin e publikuar më herët ekskluzivisht nga Kërlaçki.

Hyseni kthehet në Podujevë si huazim nga klubi danez AC Horsens, me kontratë që do të vlejë deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi 27-vjeçar u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në sezonin 2023/24, duke realizuar 26 gola. Ai ishte pjesë e formacionit të vitit dhe ndërkohë është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës.

“Pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera, Hyseni vendosi të rikthehet te ekipi i zemrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Llapi ka bërë të ditur se dokumentacioni tashmë është kompletuar dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë që në derbin e nesërm ndaj Dritës.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Momo! Na priftë e mbara dhe me sa më shumë gola për klubin tënd të zemrës”, thuhet në fund nga klubi në prezantimin e kryetrajnerit Batatina para fotografisë së tina të ngjitur në mur mbrapa.

Llapi nesër nga ora 16:30 pret Dritën në kuadër të javës së tretë të Superligës.

Teilen: Facebook X