Kalo te përmbajtja
Sonntag, 26 Juli 2026
KF Llapi

Llapi pas Teutës, edhe në miqësoren e dytë luan baras kundër Strugës

Finalisti i Kupës së Kosovës, KF Llapi, po zhvillon fazën e dytë përgatitore në Ohër të Maqedonisë.

Skuadra jonë sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese, ndërsa është ndarë baras, sikurse edhe në duelin e parë me Teutën e Durrsit.

Kundërshtari i sotëm vije nga elita e futbollit të Maqedonisë, FC Struga, me të cilën skuadër ndeshja u mbyllë pa fites, 1-1.

Golin e vetëm për llapjanët shënoi Ilir Blakçori pas asistimit të përforcimit të verës, Hasan Hysenit.

 

Përbërja e Llapit: