Takimi do të nisë në orën 14:00 dhe pritet të sjellë jo vetëm përballje sportive, por edhe një atmosferë miqësie e solidariteti mes dy klubeve shqiptare.
Llapi, pas dy fitoreve radhazi në AlbiMall Superligën e Kosovës, ka grumbulluar 9 pikë dhe synon të ruajë formën pozitive edhe në këtë test miqësor “ndërkombëtar”.
Në anën tjetër, Bashkimi, që këtë sezon është rikthyer në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut pas një periudhe të gjatë, po kalon një formë shumë të mirë. Klubi nga Kumanova nuk ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 15 pikë.
Kjo ndeshje shihet si një mundësi ideale për të dy skuadrat për të testuar formën e lojtarëve, për të rritur harmoninë në ekip dhe për të thelluar lidhjet sportive mes klubeve shqiptare në rajon.
Por edhe të takimit të grupeve të tifozerisë, “Legjendat” dhe “Ilirët”.
