Zum Inhalt springen
malisheva dukagjini

Malisheva pret Dukagjinin dhe kërkon fitoren e parë – rezultatet në dhjetë përballjet e fundit

Von
1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës sjell këtë xhiro një nga përballjet më të zjarrta të futbollit vendor – derbin rajonal mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Ky duel ka rrënjë të thella, që nga ditët kur të dyja skuadrat garonin në Ligën e Parë, duke luftuar fort për ngjitjen në elitë. Rivaliteti i dikurshëm nuk është harruar.

Në dhjetë përballjet e fundit mes tyre, Dukagjini ka dalë më shpesh fitues me pesë triumfe, ndërsa Malisheva ka shënuar tri fitore. Dy duele janë mbyllur baras, duke treguar se ky derbi është gjithmonë i ngushtë dhe i paparashikueshëm.

482325660 1567628394179659 8618349151913447152 n 780x439 1
Malisheva – Dukagjini

Në këtë sezon, Dukagjini ka nisur më mirë, me një fitore dhe një humbje që i kanë siguruar tri pikë. Ndërkohë, Malisheva ende nuk ka gjetur fitoren, me një barazim dhe një humbje, dhe është në kërkim të pikëve të para të plota.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve u zhvillua më 3 prill 2024 dhe përfundoi 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për këtë sfidë të re.

Trajneri i Malishevës, Qatip Osmani, kërkon fitoren e parë të kampionatit për të nisur kthesën dhe për të rikthyer besimin te ekipi dhe tifozët.

Qatip Osmani
Qatip Osmani

Në anën tjetër, Ismet Munishi me Dukagjinin synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të forcojë edhe më shumë epërsinë psikologjike në këtë derbi.

screenshot 2025 08 31 115912
Perballjet Malisheva – Dukagjini

 

Teilen: Facebook X