
Malisheva sonte në “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje minimale, por shumë vështirë të kthyeshme në ndeshjen e kthimit. Vikingur u tregua skuadër më përvojë duke e aryetuar epitetin e favoritit
Pas ndeshjes, për transmetuesin e takimit, KTV, trajneri Bekim Isufi është prononcuar më gjerësisht, përcjellë, Kërlaçki.
“Mendoj se përderisa ekziston mundësia, pjesa e dytë e sfidës, mundësitë janë reale. Nuk bën të kemi respekt të tepruar për kundërshtarin, si në pjesën e parë. Duhet të fokusohemi në ndërprerje, në lojën në ajër. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, me më shumë vetëbesim, çdo gjë është e mundur. Kemi një javë të përgatitemi. Tani i dimë mundësitë dhe se si të paraqitemi më mirë. Në pjesën e parë kishim shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë kishim raste, por na mungoi fati për të konkretizuar”, ka thënë Isufi për KTV-në pas takimit në “Fadil Vokrri”.
“Në pjesën e parë u morëm vesh të kemi kontrollin e lojës dhe të rrezikojmë më shumë. Respekti i tepruar bëri që mos të kemi mundësi të hyjmë në lojë. Në pjesën e dytë e kemi ditur se nuk kemi çka të humbim. Pjesa e dytë ishte dominante, kishim aksione. Jemi munduar të eliminojmë gabimet. Vikinguri na ka dominuar në lojën në ajër, ndërsa në aspektet tjera kemi dominuar”, ka thënë Isufi.