Malsor Gjonbalaj: Paraqitja e Kosovës ishte e pafalshme

Malsor Gjonbalaj
#post_seo_title

Pas humbjes së rëndë 4-0 të Kosovës ndaj Zvicrës, analisti i futbollit Malsor Gjonbalaj ka reaguar me tone të ashpra kritike ndaj paraqitjes së “Dardanëve”.

“Shumë e sikletshme të flasim për këtë ndeshje. Ishte një performancë shumë e rëndë e gjithë ekipit tonë. Kishim shumë mangësi gjatë lojës, totalisht jashtë çdo funksioni të një dueli të këtij kompeticioni,” tha Gjonbalaj.

Ai theksoi se loja e Kosovës ishte zhgënjyese dhe lë pasoja për më tej.

“Është dëshpëruese të shohim ekipin tonë kështu. Një paraqitje jashtëzakonisht dëshpëruese dhe që lë pasoja, sepse kemi ekip cilësor, futbollistë cilësorë, dhe që këta të bëjnë një performancë të tillë është e pafalshme,” shtoi ai.

Kryetrajneri duhet të marr përgjegjësinë, të jetë më komunikativ me publikun, të na tregoj më shumë, duhet vetkritikë, përfundoi, Gjonablaj.