Ruben Amorim

Ruben Amorim

Manchester United ka regjistruar një fitore historike në transfertë ndaj Liverpool-it, duke triumfuar për herë të parë në “Anfield” që nga janari i vitit 2016.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim i jep fund një serie prej nëntë ndeshjesh pa fitore në këtë stadium dhe ngushton diferencën në vetëm dy pikë nga kampionët në fuqi të Premier League.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për “Djajtë e Kuq” në kampionat – hera e parë që ndodh nën drejtimin e Amorim, i cili më parë kishte një bilanc prej tetë ndeshjesh pa fitore jashtë fushe në Premier League.

Nga ana tjetër, Liverpool regjistroi një tjetër disfatë zhgënjyese: humbja e katërt radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e treta në kampionat, duke alarmuar tifozët dhe shtuar presionin mbi trajnerin.

Maguire pushton Merseyside: United i jep fund mallkimit në Anfield