Manchester United zyrtarizon portierin e ri

Senne Lammens
#post_seo_title

Manchester United ka arritur marrëveshje me klubin belg Antwerp për transferimin e portierit 23-vjeçar, Senne Lammens.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, klubi anglez do të paguajë 21 milionë euro për gardianin belg, i cili ende nuk ka debutuar me përfaqësuesen A të Belgjikës.

Lammens ka udhëtuar drejt Anglisë për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Manchester United, para se të mbyllet afati i transferimeve sot në orën 19:00.

Gjatë qëndrimit të tij te Antwerp, Lammens ka zhvilluar 64 ndeshje, ku ka pësuar 86 gola dhe ka mbajtur portën të paprekur në 12 raste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është 9 milionë euro.

Ky zhvillim ka lënë në hije argjentinasin Emiliano Martinez, portierin e Aston Villës, i cili gjithashtu kishte shprehur interes për një kalim te United. Klubi anglez kishte negociuar paralelisht me të dy portierët, por në fund zgjodhi belgun. Mediat britanike raportojnë se Martinez është tashmë në bisedime me klubin turk Galatasaray.