CS2
Kosova është ndalur në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian të Esports në Counter-Strike 2, që po zhvillohet në Prishtinë, pasi u mposht 2:0 nga Lituania.
Në mapin e parë, Anubis, Kosova kishte epërsi në disa momente, por Lituania përmbysi dhe siguroi fitoren.
Në Ancient, mapin e zgjedhur nga Kosova, ndeshja ishte jashtëzakonisht e ngushtë dhe shkoi në shtesë, ku Lituania triumfoi minimalisht 16:15.
Me këtë fitore, Lituania siguron kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Gjermani – Letoni.
Ndeshja u zhvillua para qindra tifozëve të apasionuar të lojës c, që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën “1 Tetori”.

