Kalo te përmbajtja
Dienstag, 11 August 2026
FC Prishtina

Mbrojtësi i FC Prishtinës, Ron Raçi pranë kalimit te Hajduk Split – marrëveshja rreth 300 mijë euro

Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi, është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm në karrierën e tij.

22-vjeçari pritet të kalojë te gjiganti kroat Hajduk Split, me një marrëveshje që sipas burimeve të afërta është në vlerën rreth 300 mijë euro.

Pas një sezoni tejet të suksesshëm me Prishtinën dhe paraqitjeve të qëndrueshme në repartin defensiv, Raçi ka ngjallur interesimin e disa klubeve evropiane.

Sipas Telegrafit dhe Dukagjinit, destinacioni i radhës duket të jetë Superliga kroate, ku Hajduk Split po e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen.

Ron Raqi 780x439 1
Rron Raçi, mbrojtës i FC Prishtina

Lojtari ka pranuar ofertën personale të klubit nga Spliti, ndërsa pritet vetëm finalizimi i detajeve mes dy klubeve për ta bërë zyrtar transferimin.

Ky hap vjen pas rritjes së madhe të Raqit gjatë vitit 2024/25, që përfshiu edhe një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më premtues të futbollit kosovar.

522681551 18085361998769439 2182856982385709507 n
Ron Raçi, mbrojtësi i talentuar

Për Prishtinën, ky është një tjetër sukses në aspektin e zhvillimit dhe shitjes së talenteve. Pas transferimit të Dion Gallapenit, tani edhe Raqi pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme në klubin kryeqytetas.