kurtulus 1

Bleon Kurtulus

Shumë klube kanë shfaqur interes të madh për Bleon Kurtulus, një prej mbrojtësve më premtues të futbollit suedez.

18-vjeçari shqiptar i Halmstads është kthyer në një objektiv prioritar për klubin italian, Genoa që po kërkon përforcime në qendër të mbrojtjes për sezonin e ri në Serie A.

Sipas mediave suedeze, Halmstads kërkon një shumë mbi 2.5 milionë euro për shërbimet e Kurtulus, ndërsa e vlerëson kartonin e tij rreth 30 milionë krona suedeze.

Screenshot 2024 10 16 181716
Bleon Kurtlus

Kontrata aktuale e mbrojtësit zgjat deri në vitin 2026, gjë që i jep klubit aktual një pozicion të fortë në negociata.

Megjithatë, Genoa nuk është e vetme në garë. Anderlecht, Brentford dhe Como gjithashtu janë të interesuara për të, duke rritur konkurrencën për nënshkrimin e tij.

Pavarësisht moshës së re, Kurtulus shihet si një investim serioz për të ardhmen, ndërsa klubet e interesuara e konsiderojnë si zgjidhje emergjente për qendër të mbrojtjes.