Mbyllet Java e 5-të në Raiffeisen Superligë – Theranda bindëse ndaj Prishtinës

KV Theranda - KV Prishtina
KV Theranda - KV Prishtina

Golden Eagle Theranda ka shënuar një fitore të rëndësishme në javën e pestë të Raiffeisen Superligës A për meshkuj, duke mposhtur Prishtinën me rezultat të pastër 3:0 (25:13, 25:11, 25:19).

Sfida, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së fundit të kësaj jave, konfirmoi dominimin e skuadrës nga Suhareka që nuk lejoi asnjë set të humbur. Me këtë fitore, Theranda regjistron fitoren e dytë sezonale dhe ngjitet në vendin e pestë të renditjes, duke kaluar Prishtinën që rikthehet këtë sezon në elitë dhe aktualisht renditet e parafundit.

Superliga Volejboll Meshkujt - Tabela, Java 5
Superliga Volejboll Meshkujt – Tabela, Java 5

 

Xhiroja e pestë në Superligë: Peja ngushton diferencën, Skënderaj mposht Prishtinën 75