Mbyllet Kampionati i Kosovës në Not 2025

Garat e notit

Federata e Notit e Kosovës ka përfunduar edicionin më të ri të Kampionatit të Kosovës në Not, një ngjarje që jo vetëm shpalosi talentin e sportistëve pjesëmarrës, por vendosi edhe standarde të reja në organizim, thekson në njoftimin e saj FNK. Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm drejt promovimit të notit në Kosovë dhe fuqizimit të përfaqësimit ndërkombëtar, ka theksuar faqja e FNK-së.

Organizim dhe përfshirje gjinore

Një nga elementet më të veçanta të kampionatit ishte përfshirja e grave në organizim dhe vendimmarrje.  40% e stafit organizativ dhe gjyqtarëve ishin gra, arritje kjo e Federatës për barazinë gjinore. Ndër kontribuueset kryesore ishin Endrita Jashanica, Vesa Klaiqi, Qëndresë Hoti, Arbnore Berisha Ahmeti, Flutura Statovci, Ornela Dakaj, Diola Kryeziu dhe Edona Haxha.

Triumfi i Klubit të Notit Step

Në garat individuale dhe ekipore, Klubi i Notit Step dominoi, duke siguruar fitore në shumicën e kategorive. Performanca e notarëve të këtij klubi ishte mbresëlënëse, veçanërisht tek femrat, ku triumfuan në të gjitha grupmoshat.

Medaljistet

Notarët më të dalluar të kampionatit

Femrat

  • Kategoria A & B: Hana Beiqi (KSU Otrila)

  • Kategoria C: Joana Jasiqi (KN Step)

  • Kategoria D: Artesa Azemi (KN Step)

  • Kategoria E: Bora Ademi (KN Step)

  • Kategoria F: Azra Bajrami (KN Step)

Meshkujt

  • Kategoria A & B: Arion Budima (KN Step)

  • Kategoria C: Jonid Selmani (KN Ilirida)

  • Kategoria D: Arb Kurshumliu (KN Termopan)

  • Kategoria E: Eros Bakiu (KN Step)

  • Kategoria F: Blin Qerimi (KN Step)

Rekorde të reja

Kampionati shënoi një moment historik me thyerjen e disa rekordeve kombëtare dhe për grupmosha, si:

  • 50m Delfin: Jonid Selmani (27.85) – KN Ilirida

  • 50m Shpinë: Hana Beiqi (29.70) – KSU Otrila

  • 4x100m Krol Shtafetë: KN Step (4:21.59)

Multi-medalistët e kampionatit

Arion Budima (KN Step): 18 medalje (17 të arta, 1 argjendtë)
Olta Berisha (KN Step): 21 medalje (17 të arta, 1 argjendtë, 3 bronzta)

Notuese Kosovare

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.