Mesazhi provokues i tifozëve izraelitë tmerroi polakët mbrëmë

Mesazhi provokues i tifozëve izraelitë tmerroi polakët mbrëmë

Rakow nga Polonia siguroi kualifikimin për në play-off-et e Ligës së Konferencës pas fitores 2:0 ndaj Maccabi Haifas në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues.

Megjithatë, rezultati i ndeshjes u zbeh nga pankartat e tifozëve të klubit izraelit, të cilët i shpalosën ato në Debrecen të Hungarisë, ku Maccabi po qëndronte për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, përcjellë “Kërlaçki”.

Mesazhi i banderolës shkaktoi zemërim tek tifozët polakë. Aty shkruhej “Vrasës që nga viti 1939”.

Në ndeshjen e parë, tifozët e Rakow kishin përdorur një banderolë për të kritikuar Izraelin për krimet kundër palestinezëve, ndërsa tifozët izraelitë iu përgjigjën duke akuzuar polakët për përfshirje në likuidimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, periudhë kur gjermanët kryen Holokaustin.

Polakët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtij akuzimi, pasi vetë populli dhe shteti i tyre vuajtën tmerrësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore si viktima të pushtuesve gjermanë. Për më tepër, shumë polakë dhe hebrenj polakë luftuan së bashku kundër nazistëve, shpesh duke ndihmuar hebrenjtë nën kërcënimin e vdekjes.

Ambasada izraelite në Poloni reagoi gjithashtu, duke njoftuar: “Sjellje e neveritshme e disa tifozëve të Maccabi Haifa gjatë ndeshjes kundër Raków. Fjalë dhe veprime të tilla, nga të dyja palët, nuk kanë vend në stadium apo askund tjetër. Kurrë! Këto incidente të turpshme nuk pasqyrojnë shpirtin e shumicës së tifozëve izraelitë.”

Mesazhi provokues i tifozëve izraelitë tmerroi polakët mbrëmë
Mesazhi provokues i tifozëve izraelitë tmerroi polakët mbrëmë