19. September 2026

Mësohet kundërshtari i Prishtinës në Ligën e Konferencës – ishte dy herë në Kosovë

FC Prishtina
FC Prishtina

Larne ka arritur të shënojë fitore ndaj Audas, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës, duke kaluar në raundin e dytë – ku aty do të jetë humbësi i ndeshjes mes Sheriffit dhe Prishtinës.

Ndeshja e parë mes Larne dhe Audas ishte mbyllur 0-0, ndërsa ndeshja kthyese u mbyll 2-2, ku irlandezo-veriorët fituan me penallti.

Larne nuk është klub i panjohur për futbolin tonë, pasi në dy raste ishte takuar me Ballkanin në vitet e shkuara, shkruan Kërlaçki.

Në vitin 2023, Ballkani e kishte eliminuar Larnen me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Ndërsa një vit më pas, ishte Larne që e eliminoi Ballkanin, duke arritur një senasacion, pasi kampioni i Kosovës ishte favorit i madh.

Ballkani – Larne

Dy herë kampioni i Irlandës së Veriut ka një vlerë në skuadër prej 2.85 milionë euro, ndërsa Prishtina që me shumë gjasë do të jetë kundërshtari i tyre, ka dyfishë vlerë më të madhe me 5.6 milionë euro.