Zum Inhalt springen
Ardon Jashari e1751573877126

Milan: 2.8 mln euro për Jasharin dhe 35 mln për Brügge

Von
1 Min. Lesezeit

Ardon Jashari mund të përfitojë deri në 2.8 milionë euro në vit nëse transferohet te AC Milan

Mesfushori zviceran, Ardon Jashari, mund të përfitojë një pagë vjetore neto deri në 2.8 milionë euro në rast se realizohet transferimi i tij te AC Milan për pesë vitet e ardhshme. Megjithatë, kalimi i tij në klubin italian varet ende nga marrëveshja mes Milanit dhe FC Brügge, e cila nuk është finalizuar ende.

Jashari ka arritur marrëveshje personale me AC Milan dhe kontrata pesëvjeçare është gati për t’u firmosur. Sipas gazetës belge “hln.be”, kushtet financiare që Milani i ka ofruar Jasharit janë të ngjashme me ato që iu dhanë Charles de Ketelaere në vitin 2022, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare me pagë prej 3 milionë euro në vit.

Sipas raportimeve të fundit, Milani ka përmirësuar ofertën për FC Brügge duke ofruar 35 milionë euro për transferimin e Jasharit.

Aktualisht, Jashari pritet të bashkohet me skuadrën e FC Brügge për përgatitjet parasezonale në Skoci këtë të shtunë, por fokusi i tij mbetet te transferimi te AC Milan dhe e ardhmja e tij në Itali është në pritje të arritjes së marrëveshjes ndërmjet klubeve.

Teilen: Facebook X