7. September 2026

Milan synon të ndjekë shembullin e Realit dhe Barcelonës – pritet formimi i ekipit të basketbollit

Basketboll
Basketboll

Duke ndjekur hapat e klubeve si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Fenerbahçe, një tjetër emër i madh i futbollit evropian mund të nisë rrugëtimin e tij në basketboll, AC Milan.

Në pritje të ardhjes së NBA-së në Evropë – një nismë që po përparon me shpejtësi – klubet më të mëdha të kontinentit po shikojnë mënyra për të qenë të përgatitur dhe për të përfituar nga kjo mundësi.

Sipas Gazzetta dello Sport, përcjellë Kërlaçki, ideja për të krijuar një ekip basketbolli vjen nga pronarët amerikanë të Milanit, RedBird Capital, të cilët blenë klubin në gusht të vitit 2022 për 1.2 miliardë euro. Sipas raportimeve, ata besojnë se ka ardhur koha për një hap të ri strategjik në sport.

Edhe pse në Milano ekziston tashmë një klub basketbolli me traditë, Olimpia Milano, kjo nuk shihet si pengesë nga investitorët e “kuqezinjve”. Deri tani, Olimpia nuk ka komentuar për këto zhvillime.

Ndërkohë, përveç Milanit, janë përmendur edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester City si klube që mund të krijojnë skuadra basketbolli në të ardhmen e afërt.

Basketbolli evropian duket se është në prag të një epoke të re, ku prania e klubeve të mëdha të futbollit mund të ndryshojë përgjithmonë hartën e garave në kontinentin e vjetër.