Pas një humbjeje të thellë ditë më parë, Dukagjini është rikthyer fuqishëm në miqësoret përgatitore, duke shkatërruar Lirinë me rezultat të pastër 4-0. Në anën tjetër, Prishtina e Re, që deri më tani kishte ruajtur bilanc pozitiv, është mposhtur nga Dinamo Ferizaj në një përballje të ngushtë, 3-2.
Skuadrat vazhdojnë përgatitjet me intensitet
Forma e luhatshme e disa prej ekipeve në këto miqësore tregon qartë se trajnerët po eksperimentojnë me skemat dhe formacionet, ndërsa sezoni i ri po afrohet me hapa të shpejtë. Ndërkohë, rezultatet pozitive të disa skuadrave sinjalizojnë për pritshmëri të larta dhe ambicie konkrete.
Dita e sotme:
KEK-u – Prishtina 0-2
Golat: Valmir Veliu dhe Mario Ilievski
Dukagjini – Liria 4-0
Golat: Hugo, Isufi, Maliqi, Krasniqi
Dinamo Ferizaj – Prishtina e Re 3-2
Golat për Dinamon: Armend Gashi (asist: Daniel Tette), Daniel Tette (asist: Kenan Orana), autogol nga Aron Babaj
Golat për Prishtinën e Re: Ergyn Ahmeti, Endrit Baholli
Llapi – Feronikeli 4-0
Golat:
Muhamed Useini 37′ (asist: Arbnor Ramadani)
Arbër Bytyqi 41′ (asist: Benjamin Emini)
Erijon Konjufca 67′ (asist: Ardit Tahiri)
Ardit Tahiri 73′ (penallti)
Kika – Trepça ’89 0-2
Golat: Mehmeti, Aliti
Mitrovica – Vushtrria 2-2
Golat për Mitrovicën: Godwin Prince, Emmanuel Atta
Golat për Vushtrrinë: Erion Krasniqi, Albion Shurdhiqi
Vëllaznimi – Ramiz Sadiku 0-1
Dita e djeshme:
Malisheva – Rilindja 1974 3-0
Golat: Elom Nyavedji, Besnik Ferati, Altin Aliu
Besa – Lushnja 2-0