Sulmuesi kryesor i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur optimizëm dhe besim të plotë në prag të sfidës së nesërme ndaj Zvicrës, një ndeshje me peshë për kualifikimet europiane.
“Jemi përgatitur mirë dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën, e dimë ku janë të fortë dhe ku mund t’i godasim,” tha Muriqi, duke theksuar se atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe motivuese.
Me një përvojë të pasur kundër zviceranëve, ku ka arritur të shënojë dy herë në të kaluarën, ai u shpreh i vendosur për të ndihmuar ekipin drejt fitores.
“Kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe besoj se nesër do të dalim fitues. Shpresojmë të shpërblejmë tifozët që do të jenë në stadium.”
Përtej ndeshjes, Muriqi nuk la pa përmendur edhe brezin e ri të sulmuesve të Kosovës, duke veçuar Fisnik Asllanin dhe Albion Rrahmanin:
“Është nder të përfaqësosh Kosovën. Uroj që Fisiniku dhe Albioni të jenë tandemi i ardhshëm dhe t’i kalojnë golat e mi.”