
“My FFK” – Epoka e digjitalizimit që nuk nisi ende Federata e Futbollit e Kosovës tash e disa muaj ka promovuar me pompozitet sistemin modern “My FFK”, duke e quajtur një hap historik drejt digjitalizimit të futbollit në vend.
Ky sistem është prezantuar si platformë gjithëpërfshirëse, që do të garantonte saktësi, transparencë dhe menaxhim profesional të të dhënave, duke nisur që nga edicioni garues 2025/26.
Për këtë qëllim, në të gjitha 7 regjionet e Kosovës janë mbajtur trajnime me klube, shkolla futbolli, referë dhe administratorë, për t’i përgatitur ata për përdorimin e platformës në kohë reale.
Por ndonëse u proklamua si risi e madhe – raporton “Kërlaçki.com – realiteti në terren është krejt tjetër: në ndeshjet e fundit të fundjavës, si në Ligën e Parë të shtunën, ashtu edhe në Superligë të dielën, sistemi “My FFK” nuk u pa askund në funksion.
Shehi para sfidës me Gjilanin: S’ka më Evropë, tani nis beteja për titull!
Ndeshjet u zhvilluan njësoj si më parë, pa asnjë gjurmë të digjitalizimit të premtuar.
Kjo ngre një pyetje të thjeshtë, por të domosdoshme:
A ishte “My FFK” një projekt i përgatitur seriozisht për zbatim, apo vetëm një fushatë marketingu për të krijuar përshtypjen e modernizimit?
Futbolli i Kosovës ka nevojë për veprime konkrete, jo për premtime boshe dhe sisteme që ekzistojnë vetëm në konferenca e komunikata.
“Mezi po presim ta nisi kampionatin” – Nuhiu flet para përballjes me Ballkanin