Stadiumi i Drenasit do të përfundojë, investohen 4.5 milionë euro
Është nënshkruar marrëveshja me Komunën e Drenasit për fillimin e fazës së fundit të ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”. Për këtë projekt janë ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa Komuna do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do të udhëheqë punimet në terren, ka njoftuar Ministri i Sportit, Hajrullah Çeku.
“Qëllimi është që stadiumi të transformohet në një hapësirë të denjë, funksionale dhe të gatshme për ndeshje sportive dhe pritjen e tifozëve”, ka thënë ai.
Kjo nismë është pjesë e planit investiv për Lojërat Mesdhetare 2030, me synimin për të krijuar një të ardhme më të mirë për sportin në rajon.
Ndërsa edhe skuadra vendase tre-herë kampione e Kosovës, Feronikeli, është duke bërë maksimumin në organizim që vetëm pas një viti të rikthehet në Superligë. Skuadra është me disa futbollistë me emër për angazhman në Drenas.
Be the first to comment