Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Futboll Vendi

Ndahet nga jeta Remzi Ramadani – një emër i dashur për sportin dhe qytetin e Prishtinës

Ka ndërruar jetë Remzi Ramadani, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin sportiv dhe shoqëror të Prishtinës.

I njohur për shumëkënd si “Remi”, ai ishte tifoz i flaktë i FC Prishtinës dhe një kontribuues i hershëm i basketbollit kosovar. Ramadani ka qenë gjyqtar federativ i basketbollit në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa pas luftës vazhdoi të gjykojë ndeshje dhe në vitet e fundit shërbeu si delegat në garat e basketbollit.

Përveç kontributit në sport, Remi njihej gjerësisht si një qytetar i dashur, i afërt me njerëzit, dhe si një figurë urbane që përfaqësonte shpirtin e kryeqytetit. Ai la pas vetes kujtime të paharruara dhe një trashëgimi të respektuar në komunitet.

Remzi Ramadani
Remzi Ramadani

Remziu ka lënë dy djem, të cilët me po aq pasion sa babai i tyre, kanë ndjekur rrugën e sportit: Fisniku si gjyqtar basketbolli, ndërsa Agoni si futbollist, trajner futbolli dhe seleksionues në futsall.

Kërlaçki shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit e Remzi Ramadanit. Prishtina ka humbur një njeri të veçantë – një legjendë urbane me zemër të madhe.

I qoftë i lehtë dheu!

Varrimi i të ndjerit bëhet të premtën më 26 shtator, në ora 13:00, në namazin e xhumasë, në varrezat e Arbërisë.