
Athletic Bilbao dhe Arsenal hapin fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve me një super përballje në “San Mames”, që nis nga ora 18:45.
Kjo është hera e parë që dy skuadrat takohen në një ndeshje zyrtare të UEFA-s, megjithatë nuk janë të panjohura mes vete. Vetëm një muaj më parë, Arsenali mposhti Bilbaon 3-0 në një miqësore të zhvilluar në Londër.
Bilbao do të përballet pa yllin kryesor, Nico Williams, ndërsa edhe Arsenali ka mungesa të mëdha: Saka, Odegaard, Havertz dhe Gabriel Jesus nuk janë të gatshëm për lojë.
Pavarësisht kësaj, trajneri Mikel Arteta synon fitoren me një treshe të re sulmuese të përbërë nga Noni Madueke, Viktor Gyokeres dhe Eberechi Eze.
Formacionet zyrtare:
Athletic Bilbao: Simon, Arseo, Vivian, Paredes, Berchiche, Ruiz de Galarreta, Jauregizar, Navarro, Berenguer, I. Williams, Sannadi.
Arsenal: Raya, Timber, Mosquera, Gabriel, Calafiori, Rice, Zubimendi, Merino, Eze, Madueke, Gyokeres.